Shkrimtarja kritikon ftesën e Kryeministrisë

Shkrimtarja Anna Kove ka ironizuar ftesën zyrtare të shpërndarë nga kryeministria, për gabimet e shumta gjuhësore.

Ja postimi në rrjetet sociale
Miq, mundësi të jetë e vërtetë kjo çudia fjalësore në formulimin e një ftesë zyrtare? Thua te dije gje Kryeministri se ç’flitet “shqip” ne emer te tij? Mire shkallezimet e mbiemrave dhe miksimet kuptimore te mbivendosura panatyrshem, por kjo fjala “amëshim” e shkruajtur me “ë” ta heq trrrrrrrrrrrurin fare! O Skenderbeu yne “i pashfaqshem”, o “Imago mundi te përveçem”! Kush mund ta kete formuluar, valle? Qesh se nuk qaj dot