Kupa e Drejtësisë shkon në Vlorë – Gati përballja e juristëve në nivel rajonal

Në ambientet e Gjykatës Kushtetuese u zhvillua finalja kombëtare e konkursit “Moot Court Albania 2017”, që organizohet nga Qendra Europiane dhe Civil Rights Defenders Albania, në formën e gjyqit simulues me ekipe përfaqesuese me studentë nga të gjitha Fakultetet/Departamentet e drejtësisë në rang kombëtar. Në garën morën pjesë 12 universitete.
Në finalen e sivjetshme u përballën skuadra “Virtus” e Universtitetit e Vlorës Ismail Qemali dhe “Ad victoriam” e Universitetit shtetëror të Tiranës. Ndeshja ose më mirë Gjyqi simulues ka të bëjë në debatin me shkrim ose/dhe me goje, mbi një çështje të të drejtave të Njeriut, ku palët mbrojnë klientët e tyre përballë një trupi gjykues të përbërë nga profesionistë kombëtar dhe evropian të jurispridencës.
Kësaj radhe, trupi gjykues përbëhej nga Prof. Ledi Bianku, kryetar, Prof. Xhezair Zaganjori, Prof. Arta Mandro, Prof. Migena Leskoviku, Prof. Idlir Peçi, dhe Magjistër Florjan Kalaja.
Pas përfundimit të debatit kontradiktor të studenteve të dy skuadrave finaliste, trupi gjykues shpalli fitues ekipin e Departamentit të Drejtësise së Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë me rezultatin 93-90.
Ekipi “Virtus” i UV-se përbëhet nga studentet Doriana Canaliaj, Fjoralda Xhaferraj, Emiliana Bedini, Mesilda Lamaj, Dea Nini dhe Hajredin Dizdari, nën drejtimin e pedagogëve Ertil Meçaj, Jonida Mehmetaj dhe Erjon Hitaj, të cilët do të perfaqësojmë Shqiperinë në konkursin rajonal të vendeve të Ballkanit Perendimor që do të mbahet në Maqedoni në pranverën e vitit të ardhshëm. Sed Lex, Dura Lex.