Pse prof.Aurel Plasari ka alergji nga shkencëtari Hasan Tahsin?

Përmes një Ligjërate të mbajtur në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, prof.Aurel Plasari ka caktuar datën e tij të themelimin e Akademisë Albanologjike Saveriane në Shkodër më 1937. Prof. Plasari e nisi ligjëratën e tij me shpalosjen e historikut që çoi deri te Akademia. “Në mesin e shekullit XIX, në kohën kur shqiptarët bënin pjesë në ‘Shqipërinë turke’, Etërit jezuitë çelën në Shkodër të parin seminar të tyre”.

Kontributi i Jezuitëve dhe më shumë i Françeskanëve në kulturën shqiptare pa dyshim që nuk kanë vendin e merituar dhe shumë punë duhet bërë për ti vendosur në pantheonin e Kombit.

Megjithatë, prof. Plasari neglizhoi në ligjeratën e tij, faktin që përpara nismës së shkëlqyer të Etërve Jezuitë ka pasur edhe personalitete si Hoxha Hasan Tahsini, rektori i parë i Stambollit, që mendoi, punoi, luftoi dhe dha jetën e pasurinë për Kombin. Hoxha Hasan Tahsini, 1812-1881 ishte nga fshati Ninat i Çamërisë, por jetoi dhe punoi në Stamboll. Shkencëtar i flaktë. Ai bashkëpunoi me Pashko Vasën, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Sami Frashërin. Dy herë i shkolluar, në Medresenë e Stambolit dhe Paris, Hasan Tahsini do të ishte edhe mësuesi i parë dhe i vetëm i filozofit Sami Frashëri. Ai do të ishte themelues i të parit universitet shtetëror në sulltanatin osman, si dhe i “Xhemijeti Ilmijje-i Arnavudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar). Ishte ndër të parët që mbolli dhe përhapi në masë mendimin e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Tahsini punoi për alfabetin shqip dhe donte ta kishte të ndryshëm nga alfabetet e gjuhëve të tjera, për të treguar personalitetin e popullit të tij.

L.Lita