Pse Erion Veliaj po saboton hapur fushatën elektorale të Edi Ramës në Tiranë?

Ndërsa fushata zgjedhore ka nisur jo zyrtarisht me kërkesat e kryeministrit Rama për një mandat të tretë, duke iu kërkuar çunave problematikë 74 mandate – ka edhe të tjerë që sabotojnë për ta rrëzuar dhe marrë kreun e PS. Është pikërisht Erion Veliaj, i cili përmes disa vendime të studiuar ka paralizuar qytetin me trafik, duke rritur në stratosferë pakënaqësinë. Çdo ditë më shumë se 100 mijë vetë kalojmë më shumë se 1 orë trafik për shkak të “punimeve” specifike në Tiranë, Dogana, Rruga e Durrësit, etj.
Nëse do të ishte kaq, nuk do të ishte ndonjë gjë, por nëse shikon që zonat ku votojnë për PS nuk kanë ujë dhe policia bashkiake ka rritur numrin e gjobave për makina dhe biznese, ahere kupton se kjo është pjesë e një logjike për të demotivuar bazën e PS të dalë në votime.

Think about It, Mr. RAMA.