Euro, dollari dhe paundi blihen më shtrenjtë

Në tregun valutor vendas dollari amerikan blihet 104.50 lekë dhe shitet 105.20 lekë

Euro blihet 123.90 lekë dhe shitet 124.40 lekë

Franga zvicerane blihet 114.70 lekë dhe shitet 115.50 lekë

Paundi britanik blihet 134.30 lekë dhe shitet 135.50 lekë

Në krahasim me një ditë më parë, monedhat e huaja kanë njohur rritje përballë lekut. Rritjen më të madhe e ka paundi në blerje pasi një ditë më parë blihej me 133.60 lekë dhe shitej me 135.50 lekë.