Shënim mbi Besa Shahinin


Nga Indrit Vokshi

Besa vjen nga një edukim ku i mësojnë si të vetëviktimizohen; të ankohen për diskriminim gjinor, rracor, seksual etj. Kjo u ankua se e diskriminuan prej dialektit, pra gjithsesi ankimi ishte brenda familjes së ankimeve që ajo njeh.

Besa nuk e di se Shqipëria pasur zyrtarë të lartë kosovarë prej 1992 e knej. Disa deputetë, kryetar Gjykate Kushtetuese, gjyqtar apeli, zv.ministra, drejtor KESHI dhe shume shefa policie dhe Shërbimi Informativ në rrethe. Nuk e di se ka pasur Sali Vuçiternën, Xhafer Devën, Rexhep Mitrovicën (kryeministër) etj që su mor kush me dialektin e tyre.

Madje si i tha Ramiz Alia Berishës në debatin e 1991; “Se edhe ti Sali je pak kosovar”. Ky iu përgjigj: “Jo, unë jam kosovar” (jo pak dmth). Kjo sepse Tropoja nuk është njohur kurrë si entitet por si Malsi e Gjakovës, dmth njëlloj si Malsi e Drenicës ose e Pejës se Drenica është krejt malsi. Meqenëse mbeti knej kur u coptua Shqipëria, nisi të njihej si Tropoje.

Pra ramlliku i parë ishte marrja e tyre ministra posaçërisht për të thënë “mora kosovarë”. Kosovarët ishin krejt natyrshëm dhe pa sforcim. Nëse do i merrte për aftësi profesionale, dakord, po jo me qëllimin “mora kosovarë”. Po gjithsesi Rama për ramlliqet e tij preferon kosovarë batonianë, lloj i veçant kosovarësh që prej sendërtimit ngjajnë me algat spiropale.

Shqiptarët në Shqipëri po pëlqejnë këngë kosovare madje po tentojnë të imitojnë dialektin, po pëlqejnë gazetarë, analistë, futbolliste, këngëtarë, modele e spo i diskriminojnë prej dialektit. Vetëm Shahinin e diskriminuan prej dielektit.

Nuk mundej të gjente një mënyrë më pak të shëmtuar për tu larguar. Jo. Shëmti deri në fund. Po ska faj se me Ramën, shëmtia gjen shëmtinë. Kjo për budallikun me diskriminimin. Për politikat e arsimit është fajtor dhe përgjegjës Edi Rama.