Preng Gjini humb dy këmbët, po lufton për jetën. Emri i italianit të plasogur në ngjarje

Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zenelaj thotë se gjendja shëndetësore e Preng Gjinit është e rëndë.

Ai konfirmoi se po i nënshtrohet një operacioni, teksa shton se po lufton për jetën.

Gjini mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati që u organizua pasditen e sotme në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranës.


Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë u dëgjua në një lagjesh të kryeqytetit, ndërsa automjeti thuajse është i shkatërruar.

Sipas informacioneve, Gjini ka humbur të dyja gjymtyrët.

Ndërkohë është mësuar edhe identiteti i italianit të plagosur aksidentalisht. Ai quhet Silvano Barbadoni dhe ishte në ure kur ndodhi shperthimi i telekomanduar.