Panxhari, karota dhe molla: Rregullojnë tensionin dhe rrisin mbrojtjen e organizmit

Panxhari, karota dhe molla mund të kthehen në një eliksir të vërtetë falë vetive të tyre të pabesueshme terapeutike. Këta janë tre përbërës që janë të pasur me lëndë ushqyese dhe antioksidantë, dhe që ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore.
Për të shijuar përfitimet e tre përbërësve është e mundur të përgatisni një lëng natyral të shijshëm, për ta pirë gjatë ditës.
Ju nevojiten 1 panxhar, 1 mollë, 1 karotë, 1 limon dhe 1 gotë ujë.
Lani të gjithë përbërësit mirë, pastaj pritini në copa të vogla pa hequr lëvoren.
Përziejini ato derisa të merrni një lëng të butë. Lëngun e panxharit, karotës dhe mollës mund ta konsumoni edhe dy herë në ditë.
Lëngu është i pasur me vitamina A, B dhe C, hekur, magnez, fosfor, kalcium dhe fibra. Panxhari është i pasur me veti antioksiduese dhe antikancerogjene.
Lëngu ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, rregullimin e presionit të gjakut, forcimin e sistemit imunitar, parandalimin e kataraktave dhe degjenerimin makular, lehtësimin e dhimbjeve dhe pastrimin e trupit.
Është gjithashtu i shkëlqyeshëm për parandalimin e puçrrave, përmirësimin e frymëmarrjes, trajtimin e infeksioneve te fytit dhe lehtësimin e dhimbjeve menstruale.