Hapja e shkollave| Dr. DASHO: Vendim gjysmak, i paorganizuar dhe amatoresk

Në një lidhje direkte nga Gjermania për emisionin “Tempora” në RTV Ora, eksperti i shëndetit publik Erion Dasho ka komentuar mënyrën se si u bë hapja e shkollave në vend.

Sipas tij, hapja e shkollave ishte vazhdimësi e asaj se si qeveria e ka trajtuar pandeminë.

Si u duk hapja e shkollave?

Hapja e shkollave në Shqipëri ishte një vazhdimësi e asaj çfarë ka ndodhur. Një përgjigje e paorganizuar dhe amatoreske, ku janë marrë masa në momentet e fundit të pabazuara. Të njëjtën gjë shohim edhe te hapja e shkollës që erdhi pas një vendimi gjysmak të Ministrisë së Arsimit. Një udhëzim që nuk përmendte organizimin se si do të bëhej, pa asnjë buxhet dhe një udhëzim që dukej i hartuar nxitimthi, më duket i përkthyer se në internet ka shumë”, tha Dasho.

I pyetur nga gazetarja Sonila Meço nëse ishte përkthyer apo marrë nga Gjermania, Dasho bëri krahasimin mes situatave në të dy vendet.

Në Gjermani epidemia ka muaj të tëra që zhviullohet nbë vatra. Shqipëria ka dy muaj që ka trans komunitar të virusit. Në këto kushte nuk mund të aplikosh udhëzimet e Gjermanisë në Shqipëri.

Ne kemi patur portokolle të përkthyera edhe nga kinezçja. Pra, këto protokollë dukeshin qartë se ishin përkthyer nga protokollet e Wuhanit”, u shpreh eksperti Dasho