E dënuan me 15 vite për narkotrafik, i forti i Tiranës Konjari i shkruan letër ambasadës franceze

Një ditë pasi gjykata e posacme kunder krimit të organizuar dhe korrupsionit e dënoi me 15 vite heqje lirie Domart Konjari,i ka dërguar një letër ambasadës franceze në Tirane ministrisë se Drejtësisë, këshillit te larte gjyqësor edhe komisionit te pavarur te kualifikimit.

Konjari e cilëson vendimin e djeshëm si të padrejtë, vendim që sipas tij ka minuar të drejtat themelore të njeriut. Ai thekson se konkluzionet e avokatëve mbrojtese nuk u lexuan ndërsa vendimi u dha pa praninë e tyre.

Konjari u arrestua rastësisht në nëntor të 2015, në pikën kufitare të Kapshticës me një pasaporte false. Por ai u lirua 5 muaj më vonë pasi gjykata i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.

Ai ndodhet prej kater vitesh ne arrati ndërsa akuzohet per ‘trafik droge’, pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.