Autori dyshohet se e ndoqi Preng Gjinin nga Zogu i Zi. Detaje nga atentati në Tiranë

Zbardhen të tjera detaje nga atentati që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e kësaj të marte, ku shënjestër ishte Preng Gjini.

Mësohet se autori e vëzhgoi dhe e ndoqi objektivin e atentatit nga qendra tregtare në Zog të Zi deri në stacionin e fundit të Tiranës së Re.

Drejtori i Policisë së Tiranës deklaroi se një nga pistat kryesore të hetimit është edhe hakmarrja.Preng Gjini është vëllai i Armando Gjinit, i cili u vra në 12 gusht 2019 në Rrëshen. Armando Gjini u ekzekutua para syve të dy fëmijëve të tij. Kjo familje njohet për përfshirje në trafikun e drogës.

VIDEO

Pista e hetimeve

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë detaje për ngjarjen që tronditi Tiranës këtë pasdite. Jaupi konfirmoi se automjeti i Preng Gjinit u hodh në erë me lëndë plasëse.

Në një prononcim për mediat, ai tha se nuk mund të japë prononcim për pistat e hetimit, pasi është ende në hetim çështja,.

Mirëpo, ai deklaroi se ekziston mundësia që kjo ngjarje të ketë ndodhur për hakmarrje.

“Në orën 19:00 sapo mjeti është futur në urë me drejtues Prend Gjinin ka ndodhur një shpërthim që dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hetimor me specialistë të Krimeve të Rënda nën drejtimin e policisë kriminale në bashkëpunim edhe me një qark tjetër ku po kryejmë hetime. Po hetojmë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Kemi ngritur edhe pistat e hetimit për të cilat dyshojmë që ka ndodhur kjo ngjarje. Ka pista për një hakmarrje midis personit që është dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjerë jashtë Tiranës”, tha drejtori i policisë.