Në 8 vjet partneritet strategjik u ndërtua një xhami, u deportuan gulenistë

Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Këtë njofton në Facebook kryeministri i vendt Edi Rama. U bënë tetë vjet që ky njofton se ka lidhur ca marrëveshje me Turqinë, madje ka folur edhe për një partneritet strategjik.

Më tej z. Rama jep njoftimin e dytë:

Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit.

(Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë)

Sërish në Facebook.

Kupton kush diçka nga këto takime dhe njoftime? Ato lënë shkas për çdo interpretim sepse qeveria shqiptare prej kohësh nuk njofton më zyrtarisht asgjë, pasi qeverisja është një sport personal i një njeriu.

Nga sa kemi parë deri më tani, asgjë nuk ka për të ndodhur. Edi ka marrë ca porosi nga Rexhepi dhe kaq. Të tjerat janë brroçkulla. I mbani mend premtimet për aeroportin e Vlorës, parlamentin e ri, bujqësinë etj? Asgjë nuk ka ecur përveç Xhamisë së Namazgjasë. Ndaj bëjini një like në Facebook se kënga ndoshta do dëgjohet gjetiu.

Vite më parë Berisha takoi Alievin dhe e akuzuan se takoi një diktator. Nga ai takim u gjenerua – si shtysë më shumë – edhe TAP. Po nga takimet informale të këtij zotërie çfarë del?

 

S.Zaimi