FOTO | Helena Adamidi (Frashëri), një nga zonjat më të pasura dhe të kultivuara të kohës së vet

Bashkëshortja e ish ministrit të Financave Gaqi Adamidi (Frashëri), Helena Adamidi (1870-1940), ishte bijë e Mihal Markos (tregtar i madh në Egjipt) dhe mbesë e Thimi Mitkos. Sipas Ekrem bej Vlorës, ishte një nga zonjat më të pasura dhe të kultivuara të kohës së vet. Rritur nga nurse angleze dhe edukuar më pas në një kolegj vajzash në Gjermani. Fliste rreth 5 gjuhë të huaja dhe ndihmonte financiarisht “Kalendarin Kombiar” të Lumo Skëndos. Çajupi e pretendoi gjatë, atë dhe rentën e saj vjetore prej 20.000 sterlinash, por nuk çalltisi as për njërën, as për tjetrën. E iu bë një kotkë dufi, kundër Frashërllinjve dhe Korçarëve që e nxori si mundi. Çajupi padyshim mbetet poet i madh, por tallja e padrejtë që i bëri “doktor Adhamudhit” (Gaqi Adamidit) lidhet pikërisht me motive personale dhe me emrin e Helenës.
(Të dhënat dhe fotoja marrë nga postimi i z.Thomas Frashëri)