Balluku hesht| Burra e gra tentojnë të çajnë kordonin e Policisë në në Uzinën e Ballshit

Në protestën e sotme të naftëtarëve të Ballshit morën pjesë edhe disa gra. Këto të fundit kanë qenë prezente edhe gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë.

Gratë bashkë me protestuesit e tjerë janë përpjekur për të çarë korodonin e Policisë, me qëllim që të futeshin në ambientet e ambinetet e uzinës.Protesta e naftëtarë nisi mëngjesin e sotëm. Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit. Edhe më herët ata kanë kërkuar pagat e prapambetura dhe i kanë bërë edhe kërkesë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur.