Vinin baste sportiv| Pranga banakierit, shpallet në kërkim pronari

I riu me inicialet A.XH, u prangos në flagrancë në kuadër të kontrolleve për goditjen e aktivitetit të lojërave të fatit.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit N. Xh., ku ky shtetas punonte si banakier, Policia gjeti në celularin e tij aplikacione për vendosjen e ndeshjeve sportive dhe biseda në të cilat ka pranuar porosi për baste sportive, si dhe një shumë parash.

Ndërkohë u bë shpallja në kërkim e shtetasit N. Xh., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim.