“Situata nga Covid nuk është përkeqësuar, shkollat nuk janë vatra infeksioni”- Epidemiologu

Shqipëria ndodhet në një fazë konstante sa I takon numrit të të infektuarve nga COVID-19. Edhe pse dy muajt e fundit në vendin janë shifrat ditorë të të prekurve janë thuajse trefishuar, krahasuar me muajt prill-maj, kjo për epidemiologun e njohur Ilir Alimehmeti nuk tregon se situate është përkeqësuar, por tregon ecurinë normale të përhapjes së koronavirusit.

Sa i takon hapjes së shkollave, Alimehmeti shprehet se institucionet arsimore është vërtetuar nga studime të ndryshme se nuk janë vatra te infeksionit. Ai shprehet se shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet mund të hapen por me protokolle të caktuara, por universitetet jo.

Alimehmeti shprehet kundër cdo skenari qe do te rikthente izolimin. Sipas tij mbyllja nuk e zhduk virusin, por ai shton se mund të merren masa për vendet ku konsiderohen vatra infeksioni.

Eksperti shton se edhe masat që u morën me të drejtë në muajin mars nuk e zhdukën virusin, por ato i dhanë kohë qeverisë të merrte masat për përballimin e situatës.