Rama e ka humbur betejën me COVID dhe ndaj fajëson shqiptarët

REDAKSIONALE

Dalja e fundit e një prej eksponentëve më të korruptuar të qeverisë Rama 1 ishte shumë domethënëse. Ajo tregonte se si deputetët e kësaj mazhorance të distancuar nga qytetarët kërkojnë të gjejnë ende justifikime mes qytetarëve për dështimet e tyre.

Kështu një muaj pasi e gjithë energjia e Ramës dhe të tijve u harxhua për të goditur marrëveshjen e dakordësuar të 5 qershorit. Rilindja rishfaqet të flasë për krizën që ka shpartalluar sistemin shqndetësor. Pandemia ka gjunjëzuar të gjithë dhe ua ka mbyllur gojën.

Spitalet janë kthyer në vatra infeksioni, mjekët s’kanë asnjë stimul, testimet janë në nivelet më të ulëta në rajon. Shqipëria s’po ndjek asnjë këshillë të OBSh, asnjë paketë financiare nuk ka mbështetur ekonominë.

Pikërisht tani, Beqaj gjen kohën të propozojë ushtrinë për të sulmuar qytetarët. Tre javë më parë qeveria me një vendim abuziv iu hoqi të drejtën e punës muzikantëve dhe mbylli muzikën. Edhe askohe Beqaj thërriste për ushtrinë duke luajtur rolin e provokatorit.

Sjellja e tij nuk është e izoluar pasi Beqaj është deputeti që kërkoi të uleshin pensionet e rrogat. Ai vazhdon të jetë lakmuesi qe Rama përdor për çmenduritë e tij. Por kjo histori duhet të marrë fund pasi shqiptarët nuk mund të paguajnë haraçin e Ramës dhe as faturën e Beqaj në restorantin e tij të shtrenjtë!

Të kërkosh ushtrinë në rrugë ndërsa qeveria nuk ka bërë asgjë ndaj COVID-19 është minimalisht papërgjegjshmëri. Me 75 vdekje per milionë banorë (mbi 200 vdekje nga fillimi pandemisë) dhe me mbi 2000 raste për milionë banorë, Shqipëria ëahtë e izoluar nga Europa dhe vendet fqinje.

Ndërsa Beqaj vazhdon të sulmojë qytetarët për paaftësinë e qeverisë, duhet të na shpjegojë se ku janë paratë që kanë shkuar për shëndetësinë. UNDP raportoi se vendi jonë ka një nivel të ulët dhe shqetësues të mjekësisë dhe kjo shpjegon përqindjen më të lartë të mjekëve të prekur nga COVID-19 nq rajon.

Daljet e qeverisë dhe fytyra e ish ministrit Beqaj janë mbase vizioni fundit që shqiptarët presin nga kjo qeveri. Fatkeqësisht ato ende presin!