ITALI| Kamioni përplas 6 makina, shpëton mrekullisht familja shqiptare

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një kamion është përplasur me gjashtë makina në rrugën A12, duke shkaktuar një aksident zinxhir.
Aksidenti ka ndodhur ditën djeshme rreth orës 11, dhe sipas raportimeve fillestare 5 persona mbetën të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë.
Nëna shqiptare dhe foshnja janë transportuar në spital, ku vajza është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka shkaktuar aksidentin e rëndë.

Tre nga të lënduarit janë shqiptarë, dhe ekipet e shpëtimit bënë të mundur nxjerrjen e nënës dhe vajzës 2-vjeçare nga makina. Gjendja e saj është e qëndrueshme ndërsa dy prindërit janë në gjendje më të rëndë në spital. Familja shqiptare jeton në një zonë në Lombardi.

#udhetonimekujdes