VLORË| 9 raste të reja me COVID-19. Mes të infektuarve dy punonjës të AKU-së, tre juristë dhe…

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 141 raste të reja me COVID-19, ndërsa nëntë prej tyre ishin në qytetin e Vlorës.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se dy prej rasteve të reja janë punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Po ashtu tre të infektuar të tjerë janë juristë një në qarkun e Vlorës, një në Selenicë, si dhe një jurist i një masonerie.

Mes katër të infektuarve të tjerë është një pensionistë dhe të tjerët janë kontakte të të infektuarve në lagjet 28 Nëntori, Pavarësia dhe Partizani.

Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se tre pacientë të cilët kishin kontraktuar virusin në të gjithë vendin humbën betejën me COVID, duke e çuar në 208 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.