Radhë 2 kilometra për të bërë tamponin grek, s’ka reciprocitet| zv. ministri Cakaj me pushime

Vendosja e masave të reja kundër Covid-19 nga Greqia, ka krijuar rradhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës, për emigrantët që duan të kalojnë në territorin grek.

Ndërkohë, në anën tjetër të kufirit, rradha ka shkuar në mbi 2 kilometra.

Kryerja e tamponit për Covid-19, ka detyruar mijera emigrantë të qëndrojnë në këto temperatura të larta në radhe për kryerjen e tij.

Sipas udhëzimeve të reja, është përcaktuar një regjim ditor prej 750 personash që do të lejohet të kalojnë në ditë në Pikën e Kakavijës dhe është bërë i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria testi molekular për “COVID 19”.

Lajmi i keq eshte edhe qe qeveria eshte me pushime dhe nuk e ka haberin qe qytetaret po heqin picirin n e vape.