Makina del nga rruga dhe kthehet përmbys, dyshohet për viktima

Një aksident tragjik ka ndodhur para pak momentesh në autostradën e Kukësit. Si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Dy persona të tjerë janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ende nuk bëhet e ditur arsyeja e aksidentit dhe në pamje duket se mjeti është përmbysur në mes të rrugës.