4 “të fortëve” të dënuar për vjedhje, drogë e vrasje iu dërgohet formulari i OFL

Operacioni Forca e Ligjit u ka dorëzuar sot formularin 3 të dënuarve për vepra të ndryshme penale që janë subjekt i ligjit. Në një njoftim për mediat, OLF njofton se ka dorëzuar formularin e vetë deklarimit të pasurisë shtetasve Kastrijot Lalaj i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim; Mark Lleshi i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Agron Selmani i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”; Agron Selmani i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta persona si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.