100 plumba drejt hotelit në Tushemisht| Kapen “koka” e grupit dhe 3 bashkëpunëtorët e tij

Policia e Pogradecit vuri në pranga këtë të mërkurë edhe katër persona të tjerë që kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në një hotel në Tushemisht.

Forcat blu arrestuan organizatorinn e kësaj ngjarjeje, bashkë me tre bashkëpunëtorët e tij. Organizatori, 52-vjeçari Ilir Berberi, kishte ngritur një çadër enkas për t’u strehuar në pyllin e fshatit Vërdovë të Pogradecit.

Ai ka edhe precedentë të mëparshëm penalë për krime kundër personit, pronës dhe sigurisë publike.

Në pranga ranë edhe Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Njëri prej tyre ishte bari delesh.

Sipas policisë, Ilir Berberi e kishte organizuar sulmin për të kërcënuar pronarin e hotelit që të mos dëshmonte në një seancë gjyqësore.

Të dielën u arrestua edhe një bashkëpunëtor tjetër, Mariglen Topuzi. Hotel “Voloreka” u sulmua dy herë brenda shtatë ditësh. Në sulmin e fundit, u qëllua me 100 plumba drejt tij, duke terrorizuar edhe pushuesit