Presidenti Xi Jinping direktivë kinezve për ndalimin ndalimin e shpërdorimit të ushqimit

Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për ndalimin e shpërdorimit të ushqimit.

Në një direktivë të fundit, presidenti e përshkroi fenomenin e shpërdorimit të ushqimit si tronditës dhe shqetësues.

Presidenti Xi bëri thirrje për më shumë përpjekje për të forcuar legjislacionin dhe mbikëqyrjen, dhe për të krijuar një mekanizëm afatgjatë që do të ndalojë shpërdorimin e ushqimit.

Presidenti kinez shtoi se është e nevojshme të forcohet më tej informimi i popullatës, të kultivohet zakoni i kursimit dhe e gjithë shoqëria duhet të mësojë se është e pahijshme të shpërdorosh dhe e ndershme të kursesh.