Parada e kushteve të veshura keq e të qepura pa bërë prova!

Nga Edlira Gjoni

1- Reforma zgjedhore u dakordësua, u kundërshtua, u ripa, u tjetërsua, u miratua pa e ditur as miratuesit vetë se për çfarë ranë dakord.

2- Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale, por është burim tragjikomedish me noterë e parukierë.

3- Gjykata e lartë funksionon aq mirë sa dhe talebanët e Afganistanit do ëndërronin të ishin në juridiksionin e saj.

4- SPAK është krijuar me pak shtytje, por e ka nisur duke prodhuar skepticizëm e plot furtunë brenda një luge me ujë.

5- Korrupsionit po i nxjerrim ujë të zi, pa bashkëpunim fare me shtetet anëtare të BE-së. Na i ka kufizuar pandemia frytet e përbashkëta.

6- Nuk është ulur vetëm numri i azilkërluesve shqiptarë në Europë, por që nga Marsi, është zeruar fare numri i vajtje-ardhjeve në BE. E pati këtë efekt flama.

7- Rishikim i ligjit të medias. Poooo! Qeveria tha “E respektojmë vendimin e Venecias”. Si thënie! Si vepra, vazhdojmë të furnizojmë a censurojmë medias sipas oreksit propagandistik.

8- Miratim ndryshimesh për regjistrimin e popullsisë….Zhurmë pati. Minoritetet na dolën edhe me nga 10 veta. Do dalim popullsi heterogjene e pas disa dekadash, do quhemi barbarë që u kemi zënë tokën fqinjëve, se vend tonin, nuk kemi.

9- Vazhdim i reformës në drejtësi: Opera me 3472 akte…

10- Progres në reformën administrative! Si urdhëron! 4 saraje! Pa pyetur askënd!

11- Gjykimi për politikanët e përfshirë në blerjen e votave…! Gjykim po, por politikanë? Më me kujdes o trima! Nuk preket thesari kombëtar i politikës!

12- Ecuria e regjistrimit të pronave…Të gjitha nē emër të politikanëve e veglave të tyre.

13- Aktet për ligjin e pakicave….Pak si shumë djeg kjo.

14- Zbatimi i reformës zgjedhore….

15- Vendimi mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve 2019!- Cilat? Ato që ndërkombëtarët çertifikuan? Po s’dalim mbi të mëdhenjtë ne! Na dhanë dorën!