Greqia vendos mbylljen e bizneseve gjatë natës

Autoritetet greke urdhëruan sot masa të pjesshme izolimi kundër epidemisë, në zona të shumta me një numër në rritje të rasteve të COVID-19. Bizneset që shërbejnë ushqime e pije në Kretë, Santorini, Mikonos dhe ishujt e tjerë turistikë do të mbyllen në mesnatë”, njoftoi një zëdhënës i qeverisë. Kjo masë do të mbetet në fuqi të paktën deri më 23 gusht. Në vazhdim, kushdo që mbërrin në Greqi nëpërmjet tokës, pavarësisht se nga cili shtet, nga 17 gusht duhet të ketë një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë. Gjate 24 orëve të fundit Greqia regjistroi 126 raste të reja të COVID-19. Nderkohë që në Maqedoninë e veriut gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 762 testime për të dyshuar me Covid-19 nga të cilët 109 persona kanë rezultuar pozitivë. Instituti i Shëndetit Publik lajmeroi se 24 orët e fundit ka regjistruar 422 pacient të shëruar nga korona virusi. Ndërsa betejën me virusin korona e ka humbur një paciente 70 vjeçare nga Shkupi.