Drejtësia që nuk u bë dot kurrë ndaj monstrave. Rasti i Nevzat Haznedari

Nga Mentor Kikia

Une nuk jam njeri hakmarres. Por mendoj se ne disa raste hakmarrja mund te sherbeje edhe si instrument drejtesie. Gjakmarrjen dhe hakmarrjen shqiptatet e kane nje “aset” te cmuar te tradites se tyre barbare. Por si shume gjera, jo atje dhe atehere kur duhet.
Diku, ne nje fshat ne veri, per nje shpulle ne vitin 1981, pas vitit 1990 u vrane 11 njerez, here nga njeri fis e here nga tjetri, per te cuar nderin ne vend.
Ky njeriu ne foto ka qene nje prokuro-xhelat qe u ka marre jete shume njerezve me vendime e pa vendime, me tortura e me ekzekutime. Rrojti e vdiq kur i “desh qejfi”. Ketu nuk u be drejtesi per keto monstra, ndersa ish te perndjekurit i vinin zjarrin vetes me benzine pasi nuk merrnin ne kohe kestin e meshires se shtetit, qe konvertoi ne ca leke te qelbura vitet e tmerrit ne burgje.
Po si nuk doli nje burre, qe benzinen ta perdorte per te bere kete drejtesine, qe se beri shteti? Per te djegur ca njerez qe e meritonin flaken me shtet, me kanun e me Zot.

Nuk po e teproj aspak. Hebrenjte ngriten skuadra ekzekutimi e ndiqnin deri ne vrime te miut nazistet qe kishin kryer krime ne kampet e shfarosjes, e u hiqnin skalpin e kokes per te cuar drejtesine ne vend.
Popull qe nuk nxjerr qime nga qulli. Ne nuk e bejme kete qe bene hebrente, ama per nje gomar qe na hyn ne jonxhe, shuajme gjithe shtepine e komshiut.

more recommended stories

loading...