“Virusi ka pësuar mutacion”/ Alimehmeti: Transmetohet më lehtë, por shkakton më pak vdekje

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti shpërndau një lajm të mirë, siç e konsideroi ai, për vdekshmërinë që shkakton virusi COVID-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alimehmeti tha virusi ka pësuar mutacion.

Kjo formë e re, sipas tij, e bën atë të përhapet më shpejtë dhe lehtë në popullatë. Por vdekjet që shkakton janë më të pakta.

“Të gjithë ne, pavarësisht nga profesioni dhe edukimi, kemi dëgjuar gjatë javëve të kaluara se virusi ka pësuar një mutacion të ri (forma G614), i cili e bën më të transmetueshëm atë.

👉 Që më datë 27 maj filluan raportimet për fenomenin e homoplazisë që po ndodhnin në këtë virus dhe që do të çonin drejt “zbutjes së tij” dhe “përshtatjes bartës-virus”. Vetë virusi po shkakton më pak klinikë dhe vdekje dhe kjo vërehet edhe nga ky studim elitar i publikuar pak ditë më parë.”

Mjeku sqaroi se në fakt numri i vdekjeve është më i ulët se muajt e mëparshëm. Krahasimin ai e bëri duke ju referuar shtimit të shumtë të rasteve.

“🌎 Forma G614 ishte e qartë që transmetohet më gjerë dhe është përgjegjës për shumicën dërrmuese të rasteve në nivel botëror, por shumë u çoroditën nga vdekjet (e shprehura në shifra absolute) që po shtoheshin.🌍 Në fakt ky shtim ndodhi kryesisht nga dy faktorë: numri më i lartë i të infektuarve (në fakt numri relativ i vdekjeve ka rënë, OBSH tani deklaron se IFR = 0.6%) dhe nga heqja e masave shtypëse në shumicën e shteteve.”

Ilir Alimehmeti tha në fund se ndryshimi i madh që presim do të vijë nga natyra. Por derisa natyra të veprojë, shtoi ai, duhet të respektohen masat