Mbahet Tubimi i Shpresës nga federata e Paqes Universale

Eshte mbajtur Tubimi i Shpreses sot, ne oret e para te mengjesit me oren tone lokale. Mes liderave boterore ishte dhe president Moisiu.

Covid 19, i është vendosur si kurore sfidave dhe vështiresive të njerzimit. Pas konflikteve politike, territoriale, etnike, racore, religjioze, ekonomike dhe ndryshimet klimatike, sot bota vuan edhe nga armiku i ashtuquajtur i padukshëm, por që të gjithë ja shohim dhimbjen. Pas kësaj tabloje, Federata e Paqes Universale thirri Tubimin e Shpreses. Rally of hope, bëri bashkë në gjithë botën, në kohe reale mbi 100 mlinione ndjekës, anë e kënd, për të përcjellë mesazhin se bota ka shpresë, dhe kjo është mundesia që të reflektojnë të gjithë dhe me në qendër dashurinë, të zgjidhen të gjitha llojet e konflikteve. Tubimi i shpresës u thirr nga doktor Hak Xha Han Mun, bashkëthemeluese e Federatës së Paqes Universale. Në panel me të morën pjesë lider religjioze, kryetarë shtetesh dhe eksperte te fushave te ndryshme.
Dr. Hak Ja Han Mun dhe i ndjeri bashkeshorti i saj Reverend San Mjang Mun, për dekada të tëra, kanë mbrojtur filozofinë e ndërvarësisë, prosperitetit të ndërsjellë dhe vlerave universale, si menyra më e sigurt për të sjellë paqen e qendrueshme dhe per ti sjellë botes shpresën.
Në panelin botëror mori pjesë edhe ish presidenti i Shqipërise, Alfred Moisiu, në cilësine edhe të kryetarit të Këshillit të Paqes për Europën.
Mesazhet e Paqes dhe rekomandimet u përcollën nga Ban Ki-mun, ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB, znj. Pulina White, këshilltarja e Presidentit Donald Trump, SH.T. Hun Sen, Kryeministër i Kamboxhias; H.E. Macky Sall, Presidenti i Senegalit; Hon. Brigi Rafini, Kryeministri i Nigerit, Jimmy Morales , president i Guatemales dhe ish kryeministri i Kanadasë Stephen Harper.
Ky tubim ishte kurorëzimi i përmbylljes së Samiteve të Paqes të mbajtura nëpër bote dhe që për shkak të pandemise Covid 19 u zhvillua on line.