EMRAT| Babë e bir iu zihet pritë dhe sulmohen me thikë nga personi me të cilin kishin konflikt

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Larushk të Fushë-Krujës ku një person ka plagosur me thikë babë e bir, Shefqet dhe Alban Stafuka përkatësisht 58 dhe 30-vjeç.

Mësohet se Shefqet Stafuka është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa i biri jashtë rrezikut, dhe po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Larushk, teksa babë e bir po dilnin nga shtëpia e një të afërmi, teksa autori ende i paidentifikuar ju ka zënë pritë duke i sulmuar me thikë.

Burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të vjetër arsyet dhe motivet e të cilit ende nuk dihen. Për rrjedhojë, kjo mund të lehtësojë punën e grupit hetimor që është ngritur për të rënë në gjurmët e autorit dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë ku pritet që në minutat në vijim të ketë më tepër informacione.

Mësohet se Shefqet Stafuka ka marrë plagë më të rënda në bark, ndërsa është punonjës i ujësjellësit të Krujës, ndërsa i biri Alban Stafuka kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja