100 plumbat e Rilindjes mbi Pogradecin

Erges Eskiu

Kur të njëjtët kriminel godasin me kaq lehtësi dhe arrogancë dhe të njëjtën familje në harkun e shtatë ditëve duke shkarkuar mbi 100 plumba, vetëm tre mundësi më vijnë në mendje dhe normalisht s’mund të ketë të tjera. E para policia e qytetit atje është e paaftë për të parandaluar aktivitetin kriminal dhe për rrjedhojë duhen ndryshuar gjithë struktura drejtuese e degës Pogradec? E dyta policia është e pafuqishme përballë elementeve kriminal në qytet pasi ata kanë mbrojtje politike? E treta është vetë struktura drejtuese e policisë i cili është shkrepësja e vertetë i 100 plumbave mbi hotelin e mirënjohur në Tushemisht?!
Në mendimin tim është lidhja e ngushtë e pushtetit me krimin, që ngjarjet kriminale janë kthyer një përditshmëri në vendin tonë dhe kuptohet me fuqizimin e krimit, shkatërrohet ekonomia dhe alternativa e të rinjve mbetet vetëm përfitimi i menjërshëm i të ardhurave të cilat vijnë nëpërmjet krimit dhe kështu hyjmë në një rreth të tmerrshëm vicioz prej të cilit dilet dhe do të dilet vetëm më një vullnet të fortë politik si ai i qeverisë Berisha 2005-2009.
Më kujtohet diku nga viti 2014 kur sapo kishin rifilluar atentatet mafioze dhe kryeministri, atëherë i ligjshëm i vendit, deklarontë paturpësisht dhë në papërgjegjshmëri të plotë se “kriminelet po eleminojnë njri-tjetrin nga frika se shumë shpejt ne do t’i arrestojmë ata dhe prandaj ata po nxitojnë të vrasin njëri-tjetrin”. Në një prononcim të dytë kriminal deklaroi: “Hënkshin kokat e njëri-tjetrit”. Pra i dashur popull, punë e madhe se po vdesin, ju mos kini merak, tani që erdhëm ne në pushtet krimi do të marrë fund sepse ata ose do vrasin njëri-tjetrin ose do i burgosim ne. Kishte njerëz të paedukuar, por kishte edhe infantil me diploma, që i besuan atë kohë, a thua se kriminelet ishin të gjithë në një ishull të izoluar dhe pasi të mbaronin luftën me njeri-tjetrin do mbetej vetëm një fitimtar i cili më pas nga mërzia se do ishte i vetëm ose do vriste vetën ose do të dorëzohej vetë dhe kështu do jetonim të gjithë të lumtur si në parajsë.
Por, jo krimi dhe kriminelet janë pjesë e shoqerisë, kanë familje, kanë rrjet të gjerë, kanë trashëgimtar dhe për rrjedhojë ose luftohet prej policisë së shtetit, ndëshkohën prej institucioneve të drejtësisë dhe njëkohësisht edukohen brezat me ndjenjën e punës dhe respektin ndaj ligjit ose këtë vend e merr lumi dhe sot kemi mbërritur në pikën ku edhe kur shkojmë të pushojmë kemi frikë se mos na kap ndonji “plumb qorr” ose na del ndonji kontigjent psikiatrik me thikë në dorë e na hipën në kofanon e makinës në përpjekje për të na vrarë.
Ata 100 plumbat e shkrepur nga dy kriminel të Pogradecit që terrorizojnë qytetin, pushuesit dhe godasin turizmin dhe ekonominë e vendit, nuk janë as më shumë e as më pak se vetë drejtuesit e policisë Pogradec të cilët prej 7-vitësh lejojnë të qarkullojnë lirshëm kontigjent kriminal dhe të armatosur rëndë, fytyra e Sandër Lleshajt që ka shpërfytyruar policinë e shtetit dhe e kryeministrit të paligjshëm që mban pushtetin me votat e vjedhura prej botës së krimit dhe ka shkatërruar gjithë shtetin shqiptar duke e kthyer në një narkoshtet.
-Por pse e them se janë plumbat e rilindjes?
Më kujtohet disa vite më parë ndodhi një atentat me bombë dhe një drejtor i tregonte vartësve të vet, në një qytet tjetër, dhe po e citoj: “Pse nuk e dinim ne kush do e hidhte bombën atje?! E dinim shumë mirë, ku e porositën, kur e morrën, nga cila doganë e futën dhe kur do hidhnin edhe prapë e lamë. Nuk ndodhë asgjë pa dijeninë e policisë së shtetit.” Dhe ka patur të drejtë, ndryshe çdo kriminel a person i papërgjegjshëm do të shkonte të bëntë atentat deri edhe kryeministrit të vendit, pa asnjë motiv përligjës, me mendimin se do ishte aq i shpejtë e i aftë t’i shpëtonte policisë së shtetit siç ndodhë nëpër filmat aksion, që shumë infantil i shohin e besojnë si të mundshme.
Ngjarje për motive banale mund të ndodhin, por atentate mafioze janë me mbrotjen e pushtetit ose pushteti është urdhërues i tyre, ndryshe kriminelët e rrugës si ai i 97”, që vetëshpallej Mbreti Jugut do ishin në krye të institucioneve shtetëore dhe do drejtonin vendin edhe pse realisht kryeministri i vendit nuk dallon shumë prej tij.
100 plumbat e rilindjes janë treguesi i fundit se vendi ka nevojë për rrotacion politik, për të zhvilluar ekonominë, për të luftuar krimin dhe për të sjellë sigurinë në vend.