SKANDAL| 32 humbje jete nga covidi në javën e parë të gushtit, Qeveria me pushime në Dhërmi

Java e pare e gushtit u mbyll me një bilanc të rënduar të epidemisë COVID në vend . Fatkeqësisht përgjatë 7 ditëve të para të muajit Gusht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid 32 persona të cilët në pjesën dërmuese kishin edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Numri në rritje i fataliteteve u shoqërua edhe me rritje te numrit te rasteve te reja te zbuluar me Covid. Kështu ne 3682 testime të kryera në një javë, 875 persona u identifikuan si të infektuar me kete virus, ku me shume se gjysma e te prekurve jane nga Tirana. 484 banore te kryeqytetit u diagnostikuan me COVID nga ISHP. Nje dite me pare Tirana shenoi edhe rekordin e rasteve te reja ne 24 ore.Pas Tiranes qytetet me incidencen me larte jane Durrësi dhe Shkodra.
Sa i përket grupmoshave të prekura përqindja më e madhe e të infektuarve është në grupmoshat 55-64 vjeç, që përbëjnë rreth 20% e totalit të të prekurve.
Me dhjetëra të prekur me Covid-19 apo të dyshuar shtrohen çdo ditë në dy spitalet Covid, por fatmirësisht ka pësuar ulje numri i pacientëve të intubuar. Ndonëse Ministria e shëndetësisë nuk e konfirmon ende ezaurimin e kapaciteteve edhe në spitalin COVID2, nevojat për burimet njerëzore po shtohen dita ditës. Pas punësimit të 50 infermiereve një ditë me pare sot ministria e shendetesise rishpalli konkursin “Infermierë për Shqipërinë” me qellim perfshirjen e çdo infermieri te liçensuar e te papune ne listat e pritjes per tu kontaktuar me pas ne rastin me te pare qe spitalet e pershtatura COVID 2 dhe 3 do te fillojne te funksionojne. Afati i fundit i aplikimit është data 15 Gusht 2020