Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për demokracinë në Serbi

Përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer deklaroi se, Shtetet e Bashkuara janë të përkujdesur për Serbinë. Diplomati saktësoi se, ka parasysh zgjedhjet e fundit, protestat në qytetet e ndryshme dhe hetimin kundër financimit të gazetarëve, organizatave joqeveritare dhe shoqatave civile. Palmer ju referua dhe raportit të ”Freedom House”, sipas të cilit Serbia prapa mbeti dhe nga kategoria demokraci gjysmë e konsoliduar dhe është e vënë në kolonën “regjim hibrid”. Sipas Palmerit, zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi nuk u kanë dhënë mundësi të mjaftueshme për zgjedhje qytetarëve. Po e përkrahim të ardhmen evropiane dhe perspektivën e Serbisë. Por që të mund të arrihet sukses, Serbia duhet të kuptojë se çfarë përbën zhvillimi i reformave demokratike, nënvizoi Palmer.