Epidemiologu jep alarmin: Qeveria të mos bëjë pushime, urgjentisht thërrasë ekspertët për COVID19. Rrezikojmë…


Nga Taulant Muka, Epidemiolog

Ky grafik tregon mesataren 3 ditore te rasteve te reja ne vendin tone, nje trend ne rritje progresive qe nga Qershori. Shtrimet spitalore dhe vdekjet qe shohim sot jane pasqyre e asaj qe ka ndodhur 3-4 jave me pare me perhapjen e infeksionit. Duke qene se trendi i rasteve te reja ka qene rrites, shume shpejt do shohim dhe rritje te numrit te te shtruarve dhe personave qe fatkeqesisht do nderrojne jete.

Sa me shume vonojme masat, aq me shtrenguese do jene ato me vone! Nuk do kete vetem izolim afatgjate te vendit, ekonomi te dobet, por rrezikojme dhe arsimimin e te rinjve pasi shkollat/universitetet kur ka hapje komunitate do duhet te qendrojne te mbyllura!

Qeveria te mos beje pushime, por urgjentisht te therrase ekspertet e vertete dhe jo gjithologet per te parandaluar drama shendetesore, ekonomike dhe sociale ne javet ne vazhdim!

Liria sot pa pergjegjesi do na kushtoje shume neser!