Digjen 3 makina ne mes te Fierit. Ja çfarë ndodhi

Nje zjarr i ndodhur ne nje automjet dhe me pas flaket jane perhapur ne dy automjete te tjera.Zjarri ka ndodhur ne nje nga rruget e lagjes Apollonia ne Fier.

Automjeti tip “Audi” është përfshirë nga flakët teksa drejtuesi i makinës sapo kishte zbritur kur mjeti që mësohet se ishte me sistem benzinë-gaz shpërtheu në flakë. Tre makina të tjera kanë mbetur të dëmtuara nga flakët pasi ishin parkuar pranë mjetit që u dogj.Në vend kanë shkuar menjëherë policia, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit por dyshohet për një defekt në makinë.