Fashizmi, një paralajmërim…

Një fragment nga libri dhe një intervistë me Madeleine Albright, ish Sekretaren e Shtetit Amerikan dhe autoren e librit “Fashizmit: Një paralajmërim”

Fashizmi nuk është një ideologji e majtë, e djathtë apo e qendrës, por një qasje për kapjen dhe konsolidimin e pushtetit nga një individ ose parti që pretendon të veprojë në emër të një kombi ose grupi. Për të merituar etiketën, protagonistët duhet të jenë të gatshëm të përdorin dhunën dhe çdo mjet tjetër të nevojshëm për të arritur qëllimet e tyre. Fashizmi është thellësisht anti-demokratik, edhe pse një qeveri fashiste mund të arrijë pushtetin nëpërmjet një procesi demokratik.

Madaleine Albright :

Përveç Koresë së Veriut, unë nuk akuzoj ndonjë qeveri aktuale për fashiste. Megjithatë, unë shoh paralele shqetësuese midis tendencave bashkëkohore dhe kushteve që i ngritën Musolinit, pastaj Hitlerin. Këto përfshijnë pabarazitë ekonomike, një besim në rënie në partitë kryesore politike, korrozioni i diskursit publik, shpifja e grupeve minoritare