COVID-19| kreu i Legalistëve apel qytetarëve: Të kujdesemi për veten! Situata po vështirësohet


Nga Shpëtim Axhami, PLL

Bashkëkombas, miq e shokë, të gjithë ju qytetarë që respektoni dhe ju respektojnë, legalistë e ballistë, demokrate e socialiste, me parti e pa parti, në respekt të jetës që ka vlera të papërsëritshme pasi i Plotfuqishmi një herë ta jep atë. Kujdes! Kujdes! Kujdes!
Situata po veshtirësohet.
Mos u merni me ato, që bejnë politikë në emrin e kësaj të keqe që na ka zënë të gjithëve, mos degjoni median që kërkon të shes lajm në kurriz të po kësaj të keqe.
Nuk kemi çfarë presim nga ata që na kanë katandisur ne kete nivel ekonomik, me vjedhje dhe korrupsion e për rrjedhojë kanë bërë që shërbimi spitalorë të jetë nga më të dobëtit në rajon, ku edhe tamponet janë me racion.
Qeveria mos të mundohet të na shesë sapunin për djathë por të pregatisë paketë të plotë ndihme dhe asistence kombëtare, e mbështetur kjo edhe nga opozita, bashkepunimi me forma të ndryshme, në situata të tilla eshtë detyrim ndaj qytetarëve.
Shtretërit bosh, në pritje të të infektuarve, me rezerva të pakta, sherbim gati i dorëzuar prandaj kujdes.
Propoganistuesit dhe gangserêt politik që “po ju bie pika për reforma” i kanë gati avionet spitalorë për të vajtur ku të duan, mgjs ky lloj viruesi nuk po pyet.
Ne sot jemi qenia më e pafuqishme përballë kësaj pandemie, gjëja e vetme që ne kemi në dorë eshtë Kujdesi! Kujdesi dhe vetëm Kujdesi!
Harro gjithçka, mbyll sytë, mendo familjen dhe sa e bukur eshte jeta;
Mos prisni nga askush tjeter, që kurrë nuk menduan për ju, vetveten e keni vetë Ju në dorën tuaj.Kujdes!
Përveçse kujdesit edhe një gjë tjeter keni në dorë, por mos harro, një shqelm të fortë në momentin e duhur gangstero-politikes së korruptuar që fatet e qytetarëve i ka lënë gjithmonë në dorë të dytë.
Zoti na ndihmoftë të gjithve.