Si e vranë patriotët shqiptarë me në krye Themistokli Germenji komandantin e ushtrisë turke

Ne gusht te vitit 1912, Themistokli Germenji (ulur) me Dalip Permetin (majtas) dhe Vasil Tromaren (djathtas) kryen atentatin ndaj Rexhep Palles, komandatit te ushtrise turke te Korces. Vrasja e tij erdhi si shpagim i masakrimit dhe vrasjes se gjashte luftetareve shqiptare, ata qe ne histori njihen si “Gjashte deshmoret e Orman Ciflikut”. Deshmoret, pjese e cetave te Qamil Panaritit dhe Spiro Ballkamenit u vrane me 29 dhe 30 korrik te vitit 1911 ne fushen e Korces dhe me pas u terhoqen zvarre per t’u sjelle ne qender te qytetit.
Rexhep Palla u qellua nga Tromara kur gjendej ne kafene “Kolonja” (qe gjendej ne krah te hotel turizmit ne Korce). I plagosur rende, ai tentoi te ndiqte me vrap atentatorin duke qelluar me koburen e tij. I c’orientuar me te shtena, Palla vrau nje person qe po kalonte ne bulevard duke perhapur panik ne rrugen e “Shen Gjergjit”. Pa mundur qe te vazhdonte ndjekjen e Tromares, ai u permbys ne rrugen e madhe (pak a shume perpara godines se ish Pallatit te Kultures – Bashkia sot). Pas disa oresh, vrasesi i gjashte deshmoreve dha shpirt duke lene amanet qe te mos varrosej ne Korce, pasi sic kuptohet edhe vete e dinte se sa te keqija i kishte bere ketij vendi.
Ne kujtim te kesaj ngjarjeje, disa dite pas aksionit te tre atentatoret pozuan para aparatit te fotografit Thimi Zografi. Sot kjo fotografi perben nje dokument pamor te rralle, si deshmi te luftes se armatosur te rilindasve dhe patrioteve tane, fotografi qe mbart nje histori edhe me te gjate se rrefimi i mesiperm.