Kufizohet lëvizja në pikat kufitare me Greqinë| Ja oraret e reja në Kakavijë dhe Kapshticë

Duke filluar nga mbrëmja e sotme, do të kufizohet lëvizja në pikat kufitare me Greqinë.

Policia bën me dije se nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, pikat e kalimit të kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë.
kapshtice

Pikat e kalimit do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.

Duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë , do të karatinohen për 7 ditë.

Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

Njoftimi i plotë:

Autoritetet policore greke, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë.

Pikat e kalimit do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë , do të karatinohen për 7 ditë.

Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.