Infermieri shqiptar i vjedh kartën e bankomatit italianit që vdiq nga koronavirusi dhe i merr 6000 euro

Një infermier i ka vjedhur kartën e bankomatit një pacienti, i cili kishte ndërruar jetë nga koronavirusi. Mediat italiane raortojnë se ngjarja ka ndodhur në Itali pak javë më parë.

Mësohet infermieri shqiptar, 44 vjeç me banim në Boltiere është kapur në flagrancë gjatë vjedhjes së një pacienti që kishte vdekur nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve italiane ngjarja ka ndodhur më 13 mars dhe infermieri shqiptar në bashkëpunim me të fejuarën e tij 21-vjeçare kanë marrë 6 000 euro nga llogaria e pacientit 66-vjeçar që kishte humbur jetën nga COVID-19.

Pacienti 66-vjeçar ndërroi jetë më 18 prill dhe ishin vetë familjarët e viktimës që vunë re mungesën e parave dhe denoncuan në rajonin policor Romano di Lombardia (Bergamo).

“Një histori e shëmtuar, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime të pafuqishëm”, e komentoi ngjarjen komandanti i policisë lokale.