Epidemiologu Muka: Qeveria Rama nuk po interesohet të blejë vaksinën ANTI-COVID19 siç po bëjnë vende të tjera

Shumë vende të botës duket se kanë hyrë në një “garë” se cila të prodhojë e para vaksinën anticovid ku shumë prej tyre kanë arritur dhe në rezultate shpresëdhënëse.

Ndërkohë, Kosova ka nisur negociatat me partnerët ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e shëndetësisë si, Agjencinë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për ta siguruar vaksinën kundër koronavirusit, në momentin kur një vaksinë e tillë prodhohet dhe kualifikohet për përdorim te njerëzit.

I ftuar në Ora News, epidemiologu Taulant Muka shprehet se kjo është një nismë e mirë teksa thekson se edhe Shqipëria duhet të bëhet aleate e kësaj nisme sa më shpejt.

Ai thotë se qeveria shqiptare nuk duhet të luftojë virtualisht por të dalë sa më shumë në terren dhe të investojë në rritjen e kapaciteteve testuese.

Muka: Unë besoj që është një nismë e mirë për sa kohë OBSh është institucioni më i rëndësishëm në botë që menaxhon situatën me koronavirusin. Besoj që çdo negociatë e Kosovës me institucionet e ndryshme për të siguruar një vaksinë është një nismë e mirë. Pavarësisht rezultateve shpresëdhënëse që kanë dalë nga testimet e bëra deri më sot, nuk dihet se kur ato do të dalin në treg dhe të jenë të aplikueshme dhe të përdoren më pas për të parandaluar koronavirusin. Testet tregojnë se 6 prej vaksinave në zhvillim kanë treguar rezultate të mira. Si çdo shtet, edhe Shqipëria duhet të bëhet aleate e kësaj nisme përsa i përket sigurimit të vaksinave.

Vendi ynë duhet të investojë jo vetëm në sigurimin e dozës së vaksinës, ne duhet të investojmë dhe në rritjen e kapaciteteve testuese në vend. Unë e kam thënë që në maj kur qeveria vendosi për hapjen e vendit, pas disa javësh do të kemi një rritje të rasteve dhe do të shkonim në një situatë kritike si tani. Ndërkohë nuk kemi patur ulje të të infektuarve. Ne e kemi shumë të nevojshme që në këtë situatë, qeveria të mos luftojë virtualisht por të dalin në terren dhe të mbledhin sa më shumë të dhëna dhe të parandalojnë përhapjen e infeksionit. Gjithashtu duhen të merren masat për të amortizuar sa më shumë ndikimin në ekonomi si dhe në arsim.

Pavarësisht se qeveria ka vendosur për ndërprerjen e muzikës nëpër lokalet e natës si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit, deri më tani nuk është evidentuar një trend zbritës i kurbës së infeksionit.

Muka shprehet se nga ana e IShSh-së nuk ka një studim se përqindja më e lartë e të infektuarve burojnë pikërisht ndaj lokaleve.

Muka: Në shtator kemi hapjen e shkollave dhe tashmë qeveria ende nuk ka një plan. Këto nuk mund t’i hapin në këtë moment kur kemi një situatë të tillë. Përtej asaj që publikohet, unë mendoj se ata nuk kanë një plan pasi pavarësisht se thuhet që situata është nën kontroll. Nuk ka publikime një studim nga IShSh që përqindja më e lartë e personave të infektuar janë nga baret apo restorantet. Të dhënat që ka publikuar Zvicra, 50 përqind e rasteve janë gjurmuar dhe lokalet nuk ishin vatrat kryesore të infeksionit. Vatrat kryesore ishin grumbullimet familjare dhe punësimi në administratë. Në të dhënat që jepen çdo ditë, kemi persona të infektuar ata që punojnë në administratë pasi brenda tyre nuk respektohen fare masat. Qeveria nuk e mbështet punën nga shtëpia