A po gënjen qeveria me shifrat e pandemisë dhe 4 pyetje që duan përgjigje

Nga Klodian Tomorri –

Raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë për ecurinë e pandemisë janë të paplota, të paqarta dhe ndonjëherë edhe të dyshimta.

E para mungon informacioni, mbi përdorimin e kapaciteteve spitalore.

1- Sa shtretër ka aktualisht Shqipëria të disponueshëm për trajtimin e pacientëve me Covid? Ç’pjesë e tyre janë duke u përdorur aktualisht dhe sa janë të lirë?

2-Sa shtretër të disponueshëm ka për pacientët që kanë nevojë për terapi intensive? Sa prej tyre janë të lirë aktualisht?

3-Sa shtretër të disponueshëm janë për pacientët në gjendje kritike? Sa janë në përdorim dhe sa të lirë?

4-Sa personel mjekësor është i disponueshëm për luftën në vijën e parë. Cili është raporti, personel mjekësor/ pacientë?

Ditët e fundit mediat po publikojnë lajme që flasin, se sistemi spitalor po shkon drejt kolapsit. Mjekë dhe qytetarë po denoncojnë publikisht se autoritetet kanë filluar të refuzojnë trajtimin e pacienteve dhe kanë shtrënguar filtrat për dhënien e shërbimit.

Doktor Erion Dasho kishte sot një denoncim publik, se si pacientët refuzohen, fillimisht për testim e më pas për trajtim.

Për këtë arsye, publikimi dhe bërja transparente e informacioneve për kapacitetet e sistemit shëndetësor është kritike për të kuptuar, se si qeveria po e menaxhon situatën. Shumica e vendeve në Evropë këtë informacion e kanë publik. Suedia, Italia, Gjermania janë disa nga shembujt.

Së dyti, përtej territ informativ të kapaciteteve, edhe te dhënat mbi ecurinë e pandemisë, janë të mangëta.

Në raportimet ditore të ISHP-së paraqiten shifrat e të infektuarve ditorë, pacientët në terapi intensive dhe ata që humbasin jetën nga virusi. Por paralelisht thuhet, se ka dhe disa pacientë të dyshuar që po marrin trajtim pranë spitaleve.

Çfarë domethënë pacientë të dyshuar që marrin trajtim?!

Sa janë këta?!

Shkurt, dyshimet janë se dikush nuk po e tregon gjithë të vërtetën, ndërkohë që vendi po përjeton transmetim komunitar të pakontrolluar të virusit. Në këtë pike, fshehja e informacioneve është vepër penale. E rëndë madje. Dhe ka raste për këtë.

Në Itali u dënua gjysma e zyrës së statistikave me burg para ca vitesh, për publikim të informacioneve zyrtare të rreme.

Këtu është në lojë shëndeti publik. Është mashtrim me zarar