Sonte mbyllet dogana e Kakavijes. Greqia ashpërson masat me Shqipërinë ku Koronavirusi ka dalë jashtë kontrollit

Masa të reja, veçanërisht për kufijtë tokës, përfshirë Kakavia, u njoftuan gjatë konferencës urgjente të se martës pasdite nga Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalia.
Sipas masave të reja në Kakavia, nga e hëna e ardhshme, një njësi mjekësore do të instalohet për inspektime, me oficerë të Forcave të Armatosura dhe në bashkëpunim me Rajonin e Epirit, ndërsa nga e diela, 16 gusht, ata që hyjnë nga Shqipëria do të hyjnë në karantinë shtatë ditë. kontrollet do te jene rrepta per zbatimin e ktyre masave

Për më tepër, nga nesër, e mërkurë, kalimi përmes Kakavies është i ndaluar nga ora 11:00 deri në 7 të mëngjesit.

Greqia renditet në vend të 100-të, mes 215 shteteve dhe vendeve sa i takon rasteve pozitive me covid 19, 4 855 gjithsej, prej të cilave aktive 3 272, ndërsa 209 fatalitete. Kurse Shqipëria konsiderohet vend me nivel më të lartë infektimi, duke qëndruar në vendin e 96-të në rang botëror, me 5,750 raste pozitive, 2520 prej të cilave 520 aktive e 176 humbje jetësh