Rënie e shpejtë e antitrupave është parë tek pacientët qe kane kaluar COVID-19 të lehtë…

Sipas një studimi të ri, nivelet e antitrupave tek pacientët me COVID-19 të lehtë, është parë të bien përgjysmë brenda 36 ditëve.Nëse e shikojmë në kontekst të sëmundjeve tjera infektive, në rastin e COVID-19, është mjaft e habitshme , rënia rapide e antitrupave në 5 javë. Ky fenomen është studiuar edhe më parë, por jo në aspektiv kuantitativ sikur tani.

Edhe pse me një mostër jo aq representative, ky studim vlerësoi 34 njerëz (mosha mesatare, 43 vjeç) të cilët ishin shëruar nga COVID -19 i lehtë. Mirepo, interpretimi i rezultateve të këtij hulumtimi aktual vjen me disa paralajmërime dhe hapesira.

E para është që ne nuk e dimë me siguri se antitrupat janë ato që në të vërtetë mbrojnë njerëzit nga infektimi.

Një paralajmërim tjetër është që edhe nëse antitrupat mbrojnë, testet që përdoren për matjen e tyre – përfshirë testin që është përdorur në këtë studim – mund të mos i mase ato saktë, dhe nuk dihet akoma sa antitrupa janë të nevojshëm për mbrojtje.

Studiuesit e UCLA-së përdorën një analizë imunosorbente të lidhur me enzimën (ELISA) për të detektuar përqendrimet e imunoglobulinës G.

Keto gjetje mund të kenë implikime në lidhje me imunitetin e tufës dhe përdorimin e plazmës konvaleshente.
Imuniteti i tufës nënkupton kur shumë njerëz të fitojnë imunitet ndaj infeksionit viral të gjithë në të njëjtën kohë. Por, nëse ky infeksion shoqërohet vetëm nga një mbrojtje e shkurtër nga infeksioni, infeksioni natyror nuk do të arrijë imunitetin e tufës. Kur krijojmë një përgjigje imune ndaj çdo mikrobi, jo vetëm që bëjmë një përgjigje imune për momentin, por edhe për të ardhmen. Pra, edhe pse antitrupat zbehen me kalimin e kohës, krahët e tjerë të sistemit imunitar po trajnohen për veprim të ardhshëm. Dhe imuniteti i tufës nuk kërkon që popullata të ketë një nivel të madh të antitrupave që mbetet përgjithmonë. Në përgjithësi, nënkupton që ne nuk do të infektohemi aq lehtë, dhe nuk do të transmetojmë virusin për aq kohë.
Zbehja e tillë e antitrupave na jepë të kuptojmë se ky koronavirus do të jetë këtu për të qëndruar, përveç nëse ne mund të kujdesemi për të përmes trajtimeve shumë efektive për të kaluar nga një sëmundje potencialisht fatale te një që nuk është gjë tjetër veçse një ftohje, ose derisa të kemi një vaksinë.

Ky studim mund të ndihmojë në ngushtimin e dritares se kur plazma konvaleshente mund të jetë efektive për trajtimin e pacientëve me COVID-19 (plazma që merret nga njerëzit që janë rikuperuar nga COVID-19 dhe që është përdorur për të ndihmuar njerëzit që janë të sëmurë në mënyrë akute me sëmundjen). Nga kjo kuptojmë që është e rëndësishme që plazma të mblidhet brenda dy muajve të parë pas shërimit në mënyrë që të kapen antitrupat më të shumtë.