“PSIKOANALIZA DHE AUTORI I VEPRËS PENALE “

Nga Laura Skënderas

A është determinante lidhja subkoshiencë- biheviorizëm në kryerjen e veprës penale ? “

Çfarë është e aftë të ruajë të paprekur subkoshienca njerëzore? Nëse studimet flasin për aftesi konservuese të saj , sa kanë fuqi keto të fundit të ndikojnë në kultivimin e sjelljeve njerëzore ? Në një rast hipotetik, të një subkoshience që ka memorizuar trauma psikologjike, sjellje histerike , apo me tendenca psikopatie të ndikuara nga mjedisi rrethues , sa e aftë do të ishte, që përpunimin e këtyre eksperiencave ta kthentë në faktor kyc të sjelljeve kriminale? E në cdo skenar , a është determinante lidhja midis informacionit të ruajtur në subkoshiencë dhe sjelljes së ndikuar nga ky informacion , në kryerjen e veprës penale nga autori ?
Së pari, në terma të psikoanalizës sipas Freud , studimi i sjelljeve individuale në shoqëri duhet hetuar mbi bazën e gjurmëve që lenë në subkoshiencën njerëzore ngjarje të fëmijërisë së hershme, të tilla si traumat nga dhuna , shtypja e mendimeve apo dëshirave seksuale për shkak të kushteve me të cilat do të ndesheshin , nëse do të shpreheshin të lira , crregullimeve neurotike etj. Të tilla ndodhi minimizonin aftësitë shprehëse të përsonalitetit, duke u ruajtur si regjistrime negative në subkoshiencë , duke dëmtuar për rrjedhoje atë që Feud quante “ID”. Nëse “ego” dhe “superego” do të zhvilloheshin më kalimin e viteve, nevojat bazike të mbuluara nga ID, do të mbeteshin obskure. Nën ndikimin e kushteve fizike dhe psikologjike te caktuara , ne moshë madhore individi subjekt i këtyre shtypjeve , do të kishte si rezultat një sjellje agresive të ndikuar në mënyrë direkte nga subkoshienca. Megjithatë , a mjafton vetëm kjo për te qënë indicie e kryerjes së një vepre penale të mundshme ?
Prima facie, duket se autori i veprës penale me një të kaluar nën frustim, shtypje emocionale, apo trauma nga fëmijëria , në kushtet objective të kryerjes së saj , praktikisht kohë dhe vend , është ndikuar edhe nga faktorë subjktivë që mot a mot janë pikërisht keto eksperienca , që kanë ndikuar në aktivizimin e një mëkanizmi të quajtur nga Freud “mekanizmi mbrojtës “ i cili në vetvete nuk ishte më tepër se një sjelljë reflektive vetmbrojtjeje apo e një shembulli të mësuar . Pra , në argument të parë , mund të themi , se në vetvete sjelljet e ndikuara nga regjistrimi i përvojave në subkoshiencë , ndikojnë në krijimin e biheviorizmave kriminalë . Në analizë të ketij argumenti , po ndalem te autori i vepres . Nëse marrim në studim një rast hipotetik të X individi dhe e vendosim fillimisht në një mjedis familjar të dhunshëm nga mosha 3 vjec (kur shkencërisht janë vërtetuar fillimet e regjistrimit të përvojave në subkoshiencë) deri në moshën 16 vjecare , në një mjedis antisocial dhe bullizues në shkollë dhe një marrëdhënie sentimentale shtypese për emocionet dhe dëshirat seksuale , praktiksht jemi duke i krijuar një subkoshiencë të kultivuar me eksperienca negative që presin mundësinë të shfaqen në kushte psikologjike të rënduara . Vec kësaj jemi duke kultivuar një mekanizëm mbrojtës, që shkon përtej reflekseve të mbijetesës . Nëse në studim do të merrnim sjelljen, duke e vendosur përballë situatave ngacmuese për subkoshiencën , do të verenim reagime që sipas studimeve të Freud , do të ishin agresive apo shtypëse. Nëse individin do e vendosnim në një situatë kur gjendet i kërcenuar nga dhuna , regjistrimet negative do dilnin në siperfaqe së bashku më mekanizmin mbrojtës duke sjellë si rezultat një sjellje të dhunshme . Nëse do e vendosnim në kushtet e fyerjes , prirjet për sjellje agresiviteti të mësuara , do të shfaqeshin duke passjellë edhe kryerjen e veprës penale .
Megjithatë, parë në një spektër më të gjerë vështrimi , a do të ishte determinante lidhja ndërmjet subkoshiencës dhe sjelljes së ndikuar prej saj në krryerjen e veprës penale ? Nëse bazë referimi do të merrnim Teorinë Psikanalitike , natyrisht që do të nxitoheshim t’i përgjigjeshim pozitivisht pyetjes së parashtruar . Por, sipas studimit të kryer nga Caldëell , me 1248 të testuar , rezultoi se vetëm 32 % e tyre ishin autorë të veprave penale të kryera vetëm nën ndikimin e eksperiencave negative të akumuluara ndër vite në subkoshiencë , të cilët edhe më parë kishin shfaqur tendenca dhune apo crregullimi psoko-neurotik. Pyetja që normalisht cdokush do të ngrinte përballë një shifre të tillë është “Cfarë tjetër ka ndikuar në 68% të të testuarve të tjerë në kryerjen e veprave penale ?” Përgjigjen e gjëjme të faktorët e tjerë kriminogjen . Rreth 12 % e të testuarve ishin autorë të veprave penale të kryera në ksuhte të ngjashme me ato që ksihin formuar frikërat në subkoshiencë , si torturat dhe dënimet në vende diktatoriale dhe të vendosur në situate ku ndiheshin të kërcënuar për shëndetin apo jetën , ata u kthyen në autorë që konsumuan vepra penale kundër shëndetit dhe jetës. Në të njëjtin studim 6% e të testuarve ishin subjekte që vinin nga familje me problem ekonomike dhe nga zona të thella larg qytetërimit , që gjatë fëmijërisë së hershme kishin vuajtur pasoja të kequshqyerjes dhe varfërisë ekstreme. Rreth 10 % e të testuarve ishin emigrantë ilegalë nga Meksika, Panamaja, Uruguaji, dhe pjesa dërrmuese nga vendet e Afrikës, që veprat penale i kishin kryer në kushte të cenimit të “ID”-it . Vetëm 2% ishin subjekte me trauma nga shërbimet luftarake në Siri dhe Irak, këta të fundit nga rekordet mjekësore ishin në terapi intensive ose kishin qenë në periudha jo të largëta nga datat shënjuese të krimeve. Pjesa e mbetur ishin subjekte që parqitën rastet më të cuditshme që studiuesit kishin marrë në shqyrtim. Edhe pse persona me të kaluar traumatike, u duk se kjo e fundit kishte dalë në sipërfaqe vetëm nën kushte të caktuara, që kryesisht ishin kushte atmosferike. Pjesa më e madhe e krimeve kishin ndodhur gjatë natës në zona të shkëputura nga urbanizimi , ose në ditë me rreshje shiu dhe nën kushte atmosferike të ftohta. Sikurse u pa në fund të studimit, lidhja midis përvojave të subkoshiencës dhe sjelljeve të individit , jo domosdoshmërisht ishte determinante në kryerjen e veprës penale , pasi në kryerjen e saj në pjesën më të madhe të rasteve studimore u pa që interferuan faktorë të tjerë kriminogjen , të tillë si sistemi politik ku kishin jetuar, faktorët ekonomike, organizimi shoqëror, emigracioni, luftrat, mjedisi fizik etj. Pra, a contrario me argumentin e dhënë më sipër , lidhja midis subkoshiencës dhe biheviorizmit nuk është determinante në kryerjen e veprës penale nga autori, pasi kjo e fundit ndikohet njëherazi edhe nga faktorë të tjerë , të pavarur nga regjistrimet e subkoshiencës së autorit, por që padyshim i nxisisin këto të fundit të dalin në sipërfaqe duke krijuar sjellje kriminale.
Pra, në përfundim të argumentit, mund të themi se Psikanaliza , pavarësisht se studion pjesëzat e pazëllit që përbëjnë të tërën e personalietit të autorit të veprës penale dhe faktorët që kanë ndikuar në formimin e tyre, në përmbajtje, subkoshienca që ajo merr në trajtim , nuk paraqet një lidhje determinante me biheviorizmin për kryerjen e veprës penale nga autori . Padyshim nuk mohohet fakti se ka ndikimin e vet , kjo për shkak të sjelljeve të kultivuara dhe të mësuara gjatë jetës , të ruajtuara në subkoshiencë për shkaqe të pavarura nga brendësia, por të lidhura direkt nga mjedisi rrethues(kjo nuk përjashton rastin e sëmundjeve psikike dhe neuro-psikike ) . Megjithatë në kundërargument , pranohet nga vëzhgimet empirike se lidhja subkoshiencë-biheviorizëm bëhët determinate në kryerjen e veprës penale vetëm kur “ndërhyjnë “ shkaqe të tjera të jashtme. Kjo ngase mungon nxitësi i sjelljes agresive , indicia për të vënë në punë mekanizmin e mbrojtjes së zhvilluar në hështje në subkoshiencën e autorit të veprës. Nga kjo analyze mund të themi se subkoshienca sipas Psikoanalizës dhe biheviorizmi janë simbioza që e bën autorin të kryejë veprën penale.