Kim Mehmeti: Ku i gjeti lekët Rama për bunkerin e Surrelit?

Sulmin politik ndaj Rtv Ora dhe Ora News, Kim Mehmeti e sheh si sulm ndaj lirisë së informacionit dhe lirisë së shprehjes.

Duke i konsideruar këto televizione si dritare të zërit kritik, mes batutave Mehmeti thotë se “sikur ju si televizion të mos kishit lejuar njerëz si unë të flasin dhe të kritikojnë këtë pushtet nuk do ti kishit këto halle”.

Në një intervistë për Rtv Ora, Mehmeti thotë se gjithë ky aksion shtetëror nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e jashtëligjshme të pronarit, sikundër edhe pretendohet.

Mehmeti: Bindja ime është se asgjë nuk ka të bëjë me veprimtarinë e jashtëligjshme të pronarit. Nuk është sekret se në këto Shqipëritë tona, dyqanxhiut më të rëndomtë dhe jo më një biznesmenit, nëse ju keni vendosur mund ti gjeni shkelje ligjore.

Sipas tij, shkelësit më të mëdhenj të ligjit janë ata që shtiren sikur e mbrojnë dhe këtu ai nuk heziton ti bëjë llogarinë edhe kryeministrit Rama.

Mehmeti: Ku ka shkelës më madh të ligjit sesa këta që ndërtojnë bunkeret e veta? Si mund ta kenë siguruar atë pasuri duke u marrë vetëm me politikë, duke qenë vetëm deputetë, vetëm ministra.Mjafton të bësh një llogari të thjeshtë, nuk ka nevojë tu çosh ekspertë. Piktori ka 20 vjet në pushtet, le të ketë pasur gjithmonë pagë mujore 2000 euro.Në 20 vite sikur të mos kishte ngrënë asgjë, sikur të mos ishte veshur, lërë që brekushet e tij kushtojnë nga 1 mijë euro, ai do të mund të kishte deri sot vetëm 800 mijë euro. Nga dolën të tjerat? Që të mos merret populli me këtë atyre ju organizohet një zbavitje tjetër që ne tani të merremi…Unë nuk them që nuk ka biznesmenë që e kanë bërë pasurinë në mënyra të ndryshme, por që të vish deri te kjo e vërtetë mund të arrijnë vetëm burrështetasit jo-hajdutë, jo hajdutët. Nuk mundet hajduti ta sulmojë hajdutin.

Mehmeti sjell në vëmendje edhe një tjetër fakt tjetër, se drejtuesi i parë i televizionit Ora ka qenë një ish-deputet socialist dhe një njeri shumë pranë Ramës.

Mehmeti: Këta njerëz që trajtohen si kriminelë, me vite është ndërtuar Ora aty, ku ishin organet shtetërore. Unë e di se një nga njerëzit e afërt të piktorit dhe ish-deputet i socialistëve është drejtuesi i parë i këtij televizioni, nuk jam unë aq i painformuar.Ku ishin ti thonë stop, mos aty se ka gjëra të pista. Por ti këtu bëhesh i pisët vetëm atëherë kur e kundërshton të pushtetshmin, vetëm kur ti bën çmos ti thuash këtij populli mos lejo hajdutët të zbatojnë ligjin. Se hajduti e zbaton ligjin në atë mënyrë që ligji vlen vetëm për të papushtetshmin dhe vetëm për atë që është kritik ndaj pushtetmbajtësi