Farmaceutika po krijon mundësi zhvillimi, por ne jemi bllokuar nga mendësia monopolit. Duhet frymëmarrje!


Nga Admir Malaj, PHD EKONOMI shëndetësore 

Pse aktivitetet prodhuese në farmaceutikë janë aq të rëndësishme?
E para sepse krijojnê pasuri, zhvillim, siguri;
E dyta sepse ulin varësinë nga tregjet e huaja;
E treta sepse krijojnë punësim.
E mbani mend Kodak që prodhonte filma fotografish?
Nga sot me anë të një kredie të Qeverisë US ato do të konvertojnë një pjesë të aktiviteteve prodhuese duke hyrë në fushën farmaceutike, me premtimin për të mbuluar 25% të principeve aktive për tregun vendas. Nuk duhet harruar se 80% e principeve aktive të barnave prezente në US sot prodhohen ne Kinë dhe Indi.
Ndërkohë që edhe BE sot po lufton për prurjen në Evropë të prodhimit farmaceutik, ndërkohë që NATO dhe organizata të tjera ku jemi anëtarë bëjnë tendera pa fund për barna, ne kemi hallin se si të monopolizojmë tregun e brendshëm. #Turp.
Duhet që urgjentisht çështja e sektorit farmaceutik të bëhet një çështje kryeministrore, duhet të integrohemi me Kosovën, si bazën prodhuese, si nevojat për import. Duhet të synojmë tregun e BE dhe tenderat e NATOs.
Nuk bëhet sektori farmaceutik me mendësi monopoli që synon vetëm tregun e brendshëm.
Duhet frymëmarrje!
Autori i shënimit i referohet lajmit të fundit mbi futjen e gjigandit të filmave fotografikë Kodak në sektorin farmaceutik, e mbështetur edhe nga një kredi e Qeverisë së ShBA.
https://edition.cnn.com/2020/08/04/business/kodak-history-pharmaceutical-production/index.html