Emri i personit të gjendur i vrarë brenda makinës së tij

Është zbuluar identiteti i personit që u gjet i vrarë në kamionçinën e tij në Gjirokastër.

Ai është Gëzim Saraçi, 57 vjeç, i cili është gjetur i goditur me sende të forta në aksin rrugor rural Poliçan-Suhë.

Policia e Gjirokastrës ka ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen