Thirrja e Najada Çomos: Virusi është ende midis jush, frekuentoni sa më pak vendet publike

Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo drejtoi një thirrje për qytetarët që të mos harrojnë që virusi COVID-19 është ende midis nesh.

Me anë të një video-mesazhi, Çomo tha se të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm, të zbatojnë masat.

Kjo me qëllim që edhe puna e mjekëve të mos rëndohet.

“Jemi në sezonin e verës, kanë kaluar pesë muaj dhe fluksi i të shtruarve në Spitalin Infektiv ka ardhur duke u shtuar, me të sëmurë rëndë dhe me humbje jete. Kam një apel për të gjithë qytetarët që gjithë këto muaj pune intensive në shërbimin infektiv janë lodhje dhe punë e jashtëzakonshme. Kam një apel që ju lutem respektoni masat e thëna. Frekuentoni sa më pak vende publike apo situata ku grumbullohen njerëz sepse janë vendi më i rrezikshëm për tu infektuar. Virusi është midis jush dhe midis nesh që ju shërbejmë juve. Ne jemi për tju shërbyer juve, ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj.