Protestojnë pronarët e lokaleve të dasmave, “Ato lokalet e PS nuk i luan askush, neve gjoba”

“Ka selektivitet dhe mosrespektim të aktit normativ në mënyrë të barabartë”.

Kështu pretendojnë pronaret e lokaleve të dasmave në Lezhë, të cilët u ngritën në protestë këtë të martë.

Ata thonëse policia po tregohet e ashpër vetëm me lokalet në Lezhë, por jo në Kurbin e Mirditë.

Sipas tyre, kështu ndodh edhe në qytete të tjera, ku dasmat zhvillohen normalisht, madje duke marrë edhe ato tashmë të anuluara në Lezhë.

Këta biznese kërkojne vlerësim të situatës dhe trajtim i njëjtë për të gjitha subjektet në të gjithë vendin.

Pas situatës së krijuar dhe mbylljes përfundimtare të këtyre bizneseve, pronarët e tyre kërkojnë që qeveria të rishikojë paketë mbështetje financiare edhe për ta.

Vetëm gjatë 2 javëve të fundit në Lezhë janë ndëshkuar 12 subjekte që ushtronin aktivitet publik duke realizuar dasma, por nuk ka asnjë të ndëshkuar në Kurbin dhe Mirditë.